Flash

U bë baba me të miturën, prokuroria kërkon 25 vjet burg për të riun në Korçë

Lapsi.al 25 January 2025
U bë baba me të miturën, prokuroria kërkon 25 vjet burg

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti. Ata kërkojnë 25 vite burg, për akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me të mitur. Kurti bashkëjetonte me 13-vjeçaren më të cilën ka edhe një fëmijë, lindja e të cilit çoi në arrestimin e tij në shtator të vitit të kaluar.

Gjyshja e 21-vjeçarit dhe e mitura, e cila është nënë e një vajze 5 muajshe kanë reaguar për vendimin e Prokurorisë se Korçës.

“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fusha e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vite, për çfarë arsye? Mua më ka dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk me ka marre me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush  më ushqen. Unë vetëm me nënën rri , ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën, as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që se kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ca është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite? Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës se vet, vajza po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin, asgjë s’dua tjetër”, tha  e mitura.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI