Flash

Donald Trump: Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza

Lapsi.al 26 January 2025
Donald Trump: Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se dëshiron që Egjipti dhe Jordania të marrin palestinezë nga Gaza, të cilën ai e përshkroi si një “vend shkatërrimi”.

Trump ka deklaruar se në një telefonatë që ka pasur këtë fundjave me mbretin e Jordanisë, Abdullah, i kishte thënë atij se do të donte që ata të merrnin më shumë palestinezë, sepse Rripi i Gazs është një rrëmujë, raporton BBC.

Trump po ashtu ka thënë se planifikonte t’i bënte një kërkesë të ngjashme presidentit të Egjiptit të dielën.

Lëvizja “mund të jetë e përkohshme” ose “mund të jetë afatgjatë”, sipas tij.

Hamasi është zotuar të kundërshtojë çdo veprim të tillë dhe komentet ka të ngjarë të zemërojnë palestinezët në Gaza, të cilët e shohin territorin si shtëpinë e tyre stërgjyshore.

“Populli ynë palestinez në Rripin e Gazës duroi vdekjen dhe shkatërrimin për 15 muaj, pa lënë vendin e tij. Prandaj, ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë apo zgjidhje, edhe nëse duket se janë qëllime të mira nën titullin e rindërtimit, siç njoftoi presidenti i SHBA-së, Donald Trump”, ka thënë për BBC, Bassem Naim, anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Koman

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e Komanit. Trupi i pajetë është gjetur në mënyrë rastësore nga një banor ndërsa ende nuk është b...

14:01

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI