Flash

E rëndë në Kosovë/ Aksidentohet makina e policisë, 3 viktima dhe 5 të plagosur

Lapsi.al 26 January 2025
E rëndë në Kosovë/ Aksidentohet makina e policisë, 3

Policia e Kosovës dha detaje mbi një aksident të rëndë të ndodhur rreth orës 18.40 të mbrëmjes së kësaj të diele në rrugën rajonale Mitrovicë - Pejë, në afërsi të fshatit Çubrel të Skenderajt. Nga të dhënat paraprake mësohet se nga përplasja e dy makinave kanë humbur jetën 3 persona ndërsa janë plagosur 5 të tjerë.

Në njoftimin zyrtar konfirmohet njëra nga makinat e përfshira në aksident i përket policisë. Personat që kanë humbur jetën janë civilë ndërsa 4 nga të plagosurit janë punonjës policie.

“Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për hetimet dhe shkaqet e aksidentit po merren hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor. Lidhur me rastin janë njoftuar institucionet kompetente, IPK-ja dhe Prokurori kompetent të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të p...

17:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI