Flash

FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë 19-vjeçari shqiptar në Britani

Lapsi.al 26 January 2025
FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë 19-vjeçari shqiptar në
Policia e Londrës kërkon ndihmën e publikut në gjetjen e një të riu shqiptar i shpallur si i zhdukur. Rogers Cena 19 vjeç, është raportuar si i zhdukur nga Peckham. Ditën kur i riu është parë për herë të fundit kishte thënë se do të shkonte në dyqanin e zonës rreth orës 15:17 të së mërkurës së 22 janarit. Që atëherë ai nuk është parë më. Policia e Londrës thotë se Rogersi ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në Waltham Cross, një zonë e panjohur për të. “Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij. Ju lutem, ndihmoni ta kthejmë këtë djalë pranë familjes së tij“ - thuhet në njoftimin e policisë britanike. Janë të shpeshta njoftime të tilla të policisë në rajone të ndryshme të Anglisë, Uellsit dhe Skocisë. Shqetësimi i policisë apo shërbimeve sociale është legjitim pasi këto ngjarje shpesh herë kanë një prapavijë kriminale. Të rinjve shqiptarë u garantohet qëndrimi në Britaninë e Madhe deri në 18 vjeç e më pas nëse nuk fitojnë leje qëndrimi të përhershme kthehen në subjekte dëbimi drejt Shqipërisë. Duke e ditur këtë, këta të rinj shkëpusim marrëdhënien me shërbimet sociale duke u larguar edhe nga strehimi i dhënë. Në kushtet kur ata nga njëra anë i tremben dëbimit e nga ana tjetër përballen me vështirësi jetese kthehem më objektiva ideal të grupeve kriminale. Janë të shumta rastet kur shqiptarë të kësaj koshe për të mbijetuar detyrohen të kthehen në kopshtarë kanabisi apo shitës kokaine me pakicë.  /LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën që vjen

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme (por pa përjashtuar këtu ditët me kushte atmosferike të p...

17:13

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI