Flash

Akuza nga Berisha dhe Salianji/ Reagon Gjykata e Lartë

Lapsi.al 27 January 2025
Akuza nga Berisha dhe Salianji/ Reagon Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave të Ervin Salianjit dhe Sali Berishës lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit demokrat, i cili prej 26 shtatorit 2024 po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie, në Burgun e Fierit. Fillimisht shorti ka caktuar gjyqtaren Albana Boksi por më pas çështja i është kaluar Sokol Binajt.

Gjykata e Lartë sqaron se Binaj kishte qenë relator edhe i ankimimit nga Salianji lidhur me pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, kërkesë e cila u rrëzua dhe sipas ligjit nuk mund të jenë dy gjyqtarë të ndryshëm si relatorë.

“Për të respektuar përputhshmërinë me praktikën që është ndjekur në të gjitha rastet e kësaj natyre, është kryer kalimi i çështjes për shqyrtimin e rekursit tek gjyqtari Sokol Binaj, i cili është gjyqtari që ka shqyrtuar më parë kërkesën për pezullim të ekzekutimit të vendimit, e regjistruar me numrin 77303-00022-00-2024, datë 01.10.2024”, thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI