Flash

Covid 19 doli nga laboratori në Wuhan? Kina mohon publikisht akuzat

Lapsi.al 27 January 2025
Covid 19 doli nga laboratori në Wuhan? Kina mohon publikisht akuzat

Ditën e djeshme, mediat botërore ‘gëluan’ nga lajmi se virusi Covid-19 doli nga një laborator në Wuhan.

Kina ‘ zyrtare’ ka reaguar ditën e sotme duke mohuar akuzat e bëra ndaj saj lidhur me pikënisjen e pandemisë e cila mori shumë jetë njerëzish.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Nin tha se kjo hipotezë është jashtëzakonisht e pamundur. Sipas saj, ky dyshim është i faktuar edhe nga ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ka vizituar laboratorin e virologjisë në Wuhan, prej nga janë hedhur dyshime se ka dalë koronavirusi. CIA publikoi të dielën një vlerësim të ri ku shprehte besimin se Covid-19 ka dalë nga laboratorët në Kinë, pa specifikuar nëse dalja ishte aksidentale apo e qëllimshme. Vlerësimi u publikua me urdhër të John Ratcliffe, kreut të ri të CIA-s të emëruar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump.

Sakaq, ish-shefi i CIA-s William Burns gjatë administratës Biden ka refuzuar të pranojë këtë hipotezë, duke hedhur aludime se varianti i Covid-19 u përhap tek njerëzit, nga kafshët e egra.

Pekini akuzoi Ëashington-in se po e përdor çështjen e gjurmimit të prejardhjes së koronavirusit për përfitime politike.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI