Flash

Devoll, i mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari

Lapsi.al 27 January 2025
Devoll, i mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari

Një 15-vjeçar nga fshati Poloskë i Devollit ka denoncuar një 45-vjeçar për ngacmim seksual, një ngjarje që ka tronditur të miturin dhe familjen e tij. Mbrëmjen e djeshme, i mituri ka treguar tek nëna e tij çfarë kishte ndodhur, duke thënë se 45-vjeçari ka dashur t’i japë lek dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale por nuk ja ka arritur qëllimit.

Në kushte të rënduara psikologjike, i mituri tregon se 45-vjeçari e ka prekur, por ai është larguar me vrap duke shmangur aktin ekstrem.

“Në dyqan, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët.

S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bari. U ula pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq”, rrëfeu 15-vjeçari.

Ndërkohë, nënë e djalit bën thirrje për drejtësi duke kërkuar që krimineli të marrë dënimin e duhur.

"Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët tim të mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha tregoji mamit pse je trembur.

Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë, dil një çikë jashtë. Djali tha pse të dal dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha pse më do? Burri i tha hajde se do të jap lek. Nuk më duhen lek i tha djali se punon mami e më jep lek.

E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe smundi tja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar.

Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person.

I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do ti japin lek e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim.

Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do ti jepte lek dhe unë spo ja vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjëndjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç, dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim sdua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër”, tha nëna e djalit 15-vjeçar.

Policia e Devollit e arrestoi 45 vjeçarin nga fshati Kuç, me akuzën e "ngacmimit seksual" ndërsa, familjarët e këtij të fundit kanë mohuar akuzat.

Të këshilluara

Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi ditën e sotme nënkryetarin e ri. Procesi i votimit u nda në dy raunde teksa në raundin e parë ishin tre kandidatë,...

17:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI