Flash

Korrupsion me tokat e Himarës, gjykim i shkurtuar për Jorgo Goron

Lapsi.al 27 January 2025
Korrupsion me tokat e Himarës, gjykim i shkurtuar për Jorgo Goron

Nis seanca në themel për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, kryer në dy raste dhe mosdeklarim të pasurisë.

I pranishëm në sallë është Jorgo Goro, i cili u shpreh se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes, Ols Dado, tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy episode si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e Goros.

Gjyqtari i themelit, Ardit Mustafaj, pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Bashkë me Jorgo Goron, nis gjykimi me të njëjtën procedurë edhe për ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Për këtë të fundit,gjykata vendosi ndarjen e çështjes.

Në seancën e radhës, të datës 10 shkurt, ora 13.00, prokuroria e posaçme do japë pretencën për Jorgo Goron dhe të tjerët.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI