Flash

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro merr gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 27 January 2025
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro merr gjykim të shkurtuar

Ish-kryebashkiaku socialist i Himarës Jorgo Goro, nën akuzë për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie, u vendos të gjykohet me procedurë të shkurtuar.

SPAK do lexojë pretencën më 10 shkurt, teksa me veprimet e ish-zyrtarit, Artan Gaçi, bashkëshorti i Olta Xhaçkës përfitoi 10 mijë m2 tokë në bregdet, duke fituar edhe statusin e investitorit strategjik nga qeveria.

Jorgo Goro do të gjykohet me procedurë të shkurtuar, dhe akuzohet për shpërdorim detyre kryer në dy raste dhe mosdeklarim pasurie.

Togat e zeza të GJKKO-së, miratuan këtë kërkesë të mbrojtjes, ndërsa caktuan datën 10 shkurt në orën 13:00 për leximin e pretencës nga prokurori Olsi Dado. Goro, ishte i pranishëm në seancë teksa ky i fundit tha se është provuar akuza.

Bashkë me Jorgo Goron, pjesë e gjykimit me procedurë të shkurtuar janë edhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë Himarë, Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho, ndërsa Bilbil Aliaj do të gjykohet me procedurë të zakonshme. Stavri Mëhilli, që ishte pjesë e skemës false me pretendimet e trashëgimtarit të pronës ndodhet ende në kërkim, dhe akuzohet për “Falsifikim”.

Sa i takon pasurisë, Goro akuzohet se fshehu një apartament, ndërsa për shpërdorimin e detyrës, SPAK thotë se ka tjetërsuar 10 mijë metrave katrorë tokë, dhe përfitues fundor do të ishte investitori strategjik Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, aktualisht deputete e Partisë Socialiste, por që u amnistuan nga Prokuroria. Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e tokës bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit. Pas kësaj procedure, toka iu shit ish-deputetit Artan Gaçi. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashmë është e sekuestruar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI