Flash

Kosova gjatë vitit 2024 shpenzoi mbi 125 milionë euro në cigare

Lapsi.al 27 January 2025
Kosova gjatë vitit 2024 shpenzoi mbi 125 milionë euro në cigare

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, viti 2024 ka sjellë një rritje të konsiderueshme në vlerën e importit të duhanit, një produkt që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një artikull luksi.

Vlera e përgjithshme e importit të duhanit në Kosovë ka arritur në 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, duke qenë kështu mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, kur shifra përkatëse ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro.

Në aspektin e sasisë, Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 tonë duhan gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 kjo sasi ishte pak më e lartë, me 4 mijë e 187 ton.

Megjithatë, rritja në vlerën e importit tregon një prirje të qartë drejt rritjes së çmimeve të këtij produkti. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i duhanit ka rritur me 1.4 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo rritje në import dhe konsum të duhanit ndodh përkundër efekteve negative shëndetësore që ky produkt sjell. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i duhanit në botë janë shumë të larta.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta përdorin duhanin, duke plotësuar kështu një “qef” personal, pavarësisht nga pasojat e rrezikshme për shëndetin. Kjo situatë nuk është vetëm një çështje shëndetësore, por edhe ekonomike.

Në një vend ku ekonomia është ende në zhvillim dhe lufton me sfidat e varfërisë, shpenzimet e mëdha për duhan nxjerrin në pah një paradoks të rëndësishëm: si mund të përdoren burimet e kufizuara financiare për një produkt që sjell vetëm dëme?

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI