Flash

Salianji: Jam i marrë peng, shorti i manipuluar në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 27 January 2025
Salianji: Jam i marrë peng, shorti i manipuluar në Gjykatën e

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka bërë një reagim nga burgu, ku ka denoncuar se në rastin e tij është manipuluar shorti në Gjykatën e Lartë.

Me anë të një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe dokumentet, Salianji thotë se kjo bëhet qëllimisht që ai të mos merret me politikë dhe fushatë.

Për Salianjin, ky nuk është proces, por pengmarrje. “Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore”, shkroi ai.

Reagimi i plote i Salianjit

Drejtësia armë e Ramës për të vrarë kundërshtarët! Super skandali në Gjykatën e Lartë, manipulohet shorti!

Pasi shpalli vendimet që ai dëshironte në dy shkallët e Gjyqësorit, për krimin e agjitacion e propogandë dhe se e mundja qeverinë në çdo përballje, Edi Rama ka marrë masa që të bëjë të njëjtën gjë me Gjykatën e Lartë.

Në fillim më burgosën pa ligj, vetëm për publikimin e një investimi gazetaresk, për një denoncim publik të vërtetuar brenda ditës nga vetë Agron Xhafaj, i dënuar me 7.4 vjet burg në Itali pas një operacioni të DEA-s, i cili u detyruar të shkonte në qeli sic urdhëronte drejtësia italiane. Më pas u kapën duke paguar dëshmitarë të rremë. Dëshmitari u kap me video duke pranuar qē kishte marrë para nga Xhafaj dhe vartësit e tij. U kapën dhe drejtuesit e policisë së shtetit në përgjime zyrtare të prokurorisë duke paguar me para dhe instruktuar dëshmitarin e rremë. Më tej, manipuluan duke futur në gjykatē, (akte dhe vendime që askush nuk i dinte se si ishin futur në dosje). Vonuan zbardhjen e vendimit për të penguar rekursin në Gjykatë të Lartë. Më burgosën duke pasur mandat dhe asnjë institucion nuk konstatoi humbjen e mandatit në momentin që isha në burg. Tani, vazhdojnë me shpifësinë e padrejtësisë, duke nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin tim, as më pak e as më shumë por në Gjykatën e Lartë!

Është e qartë. Ky nuk është proces, por pengmarrje. Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore!

Qëllimi nuk fshihet më. Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj! Ndryshimi apo manipulumi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa. Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë!

Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi! Kushdo do mbajë përgjegjësi, dita po vjen!

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI