Flash

Shqipëria i jep hua Italisë/ Alokohet fondi prej 289 mln lekësh

Lapsi.al 27 January 2025
Shqipëria i jep hua Italisë/ Alokohet fondi prej 289 mln lekësh

Shqipëria i ka dhënë para borxh qeverisë italiane për armatime dhe transport në qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. A2CNN shkruan se sipas marrëveshjes, shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë. Bëhet me dije se qeveria shqiptare ka alokuar në fond total prej 289 milionë lekësh, nga të cilat 100 milionë për armatime.

“Fondi i kërkuar nga Ministria e Brendshme në kuadrin e rishikimit të buxhetit me Aktin Normativ ishte në shumën 289 milion lekë ku përfshiheshin blerje pajisje, armatim dhe mjete transporti. Në fondin e miratuar me Aktin Normativ nr. 3 në shumën 100 milion lekë, janë financuar blerje pajisje armatimi ndërsa blerja e mjeteve të transportit do të financohet në vitin 2025 për arsye të kohës së nevojshme që kërkojnë procedurat e prokurimit për blerjen e tyre. Çdo shpenzim për personelin dhe logjistikën për njësinë policore që operon në strukturat pritëse për migrantët do të rimbursohet nga pala italiane” thuhet në njoftim.

Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.

Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.

Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI