Flash

Shtohen rastet me grip në vend, ISHP tregon si është gjendja

Lapsi.al 27 January 2025
Shtohen rastet me grip në vend, ISHP tregon si është gjendja

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se deri tani në vendin tonë nuk ka viktima nga gripi i stinës. Në lidhje me humbjet e jetës, javët e fundit në moshat pediatrike, autoritetet shëndetësore sqarojnë se ndaj tyre nuk është kryer diagnoza laboratorike për grip apo infeksione të tjera.

Por Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP thotë se mjekët klinicistë, në këtë rast pediatrit, duhet të kryejnë edhe verifikimin laboratorik për të konfirmuar nëse pacienti është i prekur nga gripi apo infeksione të tjera.

Pak ditë më parë një 6-vjeçar nga Lushnja humbi jetën në spital pas një arresti kardiak që sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës ju shkaktua nga komplikacionet e një bronkopneumonie bilaterale. Familjarët e të miturit kanë refuzuar kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë epidemia e gripit në Shqipëri po prek kulmin e saj. Mbi 20 mijë raste në javë raportohen me infeksione respitatore ku gripi i tipit A dominon në popullatën e prekur.

Ekspertët thonë se jemi në një stinë të zakonshme të gripit, ku duhet të bëjmë kujdes edhe nga komplikacionet. Epidemia e gripit ka rënduar situatën edhe në spitale. Në këtë periudhë janë shtuar jo vetëm urgjencat por edhe shtrimet kryesisht në moshat pediatrike dhe tek pacientët me sëmundje kronike.

Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit, e cila ka në përbërjen e saj edhe variantet që janë në qarkullim.

Të këshilluara

Aksident në Krumë, dy fëmijë të lënduar

Aksident rrugor në aksin Krumë-Golaj. Në aksident janë përfshirë një furgon që transportonte nxënësit e shkollës me një mjet tjetër. Të lënduar janë dy fëmijë q...

18:32

Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi ditën e sotme nënkryetarin e ri. Procesi i votimit u nda në dy raunde teksa në raundin e parë ishin tre kandidatë,...

17:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI