Flash

Shtyhet seanca për Dritan Dajtin, avokati: 4 mijë policë nuk sjellin dot në gjykatë

Lapsi.al 27 January 2025
Shtyhet seanca për Dritan Dajtin, avokati: 4 mijë policë nuk

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit pasi Gjykata e Elbasanit nuk e pati të mundur realizimin me video-konferencë me IEVP Peqin.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk merr përsipër shoqërimin e Dritan Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie.

“Është e turpshme që 4 mijë policë burgjesh nuk sjellin dot në gjykatë një person, ndërkohë që ka 6 mijë të burgosur në të gjithë Shqipërinë që duhet t’i ruajnë. Ka dhe një forcë speciale me 90 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe askush s’merr përsipër ta sjellë në gjykatë. Vetë kërkuesi kërkon të jetë prezent, por edhe lidhja audiovizive nuk u realizua dot nga gjykata”, tha avokati Alban Qafa.

Dajti i ka kërkuar gjykatës konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë së vënies në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të rënda pasi ky vendim, sipas tij, është i pavlefshëm, pasi mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Dritan Dajti pretendon se ka përfunduar dënimin në 17 gusht të vitit 2024 dhe po mbahet në qeli pa të drejtë.

Të këshilluara

Aksident në Krumë, dy fëmijë të lënduar

Aksident rrugor në aksin Krumë-Golaj. Në aksident janë përfshirë një furgon që transportonte nxënësit e shkollës me një mjet tjetër. Të lënduar janë dy fëmijë q...

18:32

Zgjidhet nënkryetari i ri i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), zgjodhi ditën e sotme nënkryetarin e ri. Procesi i votimit u nda në dy raunde teksa në raundin e parë ishin tre kandidatë,...

17:26

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI