Flash

Vota e diasporës/ Berisha njofton takim me emigrantët në Romë

Lapsi.al 27 January 2025
Vota e diasporës/ Berisha njofton takim me emigrantët në

Kreu i PD-së Sali Berisha njofton se më datë 9 shkurt do të zhvillojë takim me diasporën shqiptare të Romës në Itali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të PD-së në Facebook njoftohet se kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha do të zhvillojë takim me diasporën shqiptare në Romë, Itali, datë 9 Shkurt.

Takimi do të mbahet në ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM.

Kujtojmë se pak ditë më parë Sali Berisha mori leje nga SPAK për të udhëtuar në Gjermani për të marrë pjesë në Kongresin Elektoral të CDU.

Gjatë konferencës me gazetarët, Berisha tha sot është i ftuar për të marrë pjesë si kryetar partie në kongresin elektoral të CDU-së.

Për sa i përket takimit me diasporën shqiptare në Romë, nuk dihet ende nëse mbledhja do të mbahet vertikalisht ose me pjesëmarrjen fizike të kryedemokratit.

Sakaq Berisha është i vendosur që të marrë sa më shumë vota nga diaspora për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.

Postimi në Facebook: 

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Romë, Itali.

Datë 9 Shkurt

Ora 13:00

ROMË

ERGIFE PALACE HOTEL, Largo Lorenzo Mossa, 8, 00165, Roma RM

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI