Flash

Avokati kërcënon gazetarët: Nuk dilni gjallë po erdhët të më takoni

Lapsi.al 28 January 2025
Avokati kërcënon gazetarët: Nuk dilni gjallë po erdhët

Emisioni Fiks Fare vijoi denoncimin për avokatin, Arbër Qehajaj i cili këtë herë ka kërcënuar qytetaren që ngriti shqetësimin për mashtrim në emisionin Fiks Fare ne Top Channel.

Përveç saj avokati shkon edhe më tej duke kërcënuar dhe gazetarët e Fiksit. Pasi u ndje në befasi që emisioni Fiks Fare arriti të faktojë mashtrimet e tij, avokati bën një tjetër lëvizje duke i shkruar mbrëmjen e djeshme pas transmetimit bashkëpunëtorit të Fiksit t’i kthejë 50 mijë eurot që i ka dhënë.

Ndërkohë që vetëm pak minuta para se emisioni të transmetohej avokati mashtrues del në rrjetin e tij social Facebook ku në një status shkruajti se gazetarët e Fiksit i kërkuan para, por ai nuk i dha. “Më kërkuan 50 mijë euro nuk jua dhashë ndaj u përballa”, shkruan avokati. Po në të njëjtin status avokati thotë se kjo gjë lahet me kokë.

Gazetarët e Fiksit u përballen me avokatin Qehajaj, i cili për t’i intimiduar i cilësoi si gjobëvënës. “Ju vini gjoba dhe mashtroni”, i tha avokati gazetares kur kjo e fundit i kërkoi shpjegime për mashtrimin që i kishte bërë qytetares duke i marrë 500 mijë lekë dhe duke mos i depozituar kërkesë padinë.

Në po të njëjtën përballje me gazetaren, avokati tërheq atë që tha, duke thënë që ju nuk vini gjoba, madje bëni më shumë punë se qeveria.

Ndërsa kërcënimet për qytetaren që e denoncoi avokati i bëri me telefon, duke i thënë se kjo gjë që ajo i ka bërë është e barabartë me vrasjen e vëllait. “Unë e di ku e ka shpinë ai plaku, vjehrri jot dhe do shkoj të kujdesem për të”, thotë avokati.

Kur gazetarët i kërkojnë që të përballen për akuzat që ai kishte drejtuar drejt tyre, ai kërcënoi gazetaren: “Ti eja, por mendohu a do kthehesh gjallë” thotë avokati, ndërkohë që pretendon se e bëri çdo gjë në gjaknxehtësi e sipër dhe se askush nuk kërkoi para.

E gjithë historia filloi nga emisioni i mbrëmjes së ditës së hënë ku një qytetare e denoncoi në Fiks Fare pasi e kishte paguar për një kërkesë padi- divorci, padi që nuk u dorëzua kurrë në gjykatë. Ndërkohë denoncuesi që jetonte jashtë vendit i kishte thënë se e kishte depozituar, për të mos harruar që kërkesën e kishte firmosur vetë në vend të klientit.

Këto mashtrime të tij u vërtetuan nga emisioni Fiks Fare të cilin për të dalë nga situata avokati e cilësoi si gjobëvënës, duke vazhduar sagën e mashtrimeve. Mashtrime të cilat nguroi t’u dilte përballë, por gjeti mënyrën më të lehtë, atë të kërcënimit./tch

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI