Flash

I dehur në timon shkaktoi aksident, arrestohet polici në Gjirokastër

Lapsi.al 28 January 2025
I dehur në timon shkaktoi aksident, arrestohet polici në

Një punonjës policie është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi ka shkaktuar një aksident, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Polici përplasi një makinë ku u plagosën dy persona. Gjatë verifikimeve ai ka rezultuar se ishte i dehur në masën 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë, DVP Gjirokastër, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’, dhe ‘Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt’.

Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip ‘Citroen’ në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me mjetin tip ‘Nisan’, ku si pasojë kanë ngelur të dëmtuar pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit D. H., 57 vjeç dhe shtetasi R. S., 59 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Përmetit, janë larguar për në banesë.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai rezultoi pozitiv në masën 1.19 mg/l në testin e parë dhe 1.21 mg/l në testin e dytë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI