Flash

Berisha: Shkolla e drejtorëve, shkollë partie!

Lapsi.al 29 January 2025
Berisha: Shkolla e drejtorëve, shkollë partie!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për arsimin dhe shkencën u shpreh se sipas tij arsimi është rrokullisur në gjendjen më të keqe. Berisha hedh akuza kundrejt qeverisë se kjo e fundit ka degraduar trupat arsimore dhe se portali "Një mësues për Shqipërinë" është kthyer në një militant për partinë.

Sipas Berishës në vitin 2013, sistemi arsimor shqiptar kishte internet në çdo shkollë dhe në total 25.300 kompjuterë, por këto thotë Berisha u zhdukën, u vodhën. Ai shton se në Tiranë nxënësit në disa shkolla vazhdojnë turnet e dyta, sepse sipas tij afera 5D rrënon shkolla të pacënuara fare nga tërmeti, siç ishte Sami Frashëri, që sipas Berishës u rrënua për të plaçkitur fonde kolosale.

Pjeë nga fjala e Berishës:

Sot, ne jemin në kohën ku nuk mund të flitet më për epoka, se teknologjia mund të thuhet tani që, koha e saj është e rrufeshme. Dy vitet e fundit kanë sjellë në skenë zhvillime të atilla të transformimit teknologjik që mendja nuk i imagjinonte dot.

Tri javët e fundit janë karakterizuar nga zhvillime mahnitëse. Inteligjenca Artificiale e dy viteve të fundit, e cila për hir të së vërtetës ishte një mahni e madhe, tri javë e fundit me ‘deep seek’ ka transformuar krejtësisht këtë shtyllë kryesore të transformimit teknologjik.

Deep Seek, sipas autorit e realizoi gjithësejt me 6.6 milionë, dhe presidenti Donald Trump e përshëndeti, pavarësisht nga konkurrenca, pavarësisht nga akti, të cilin e lëshuan ditën e inagurimit të tij, por ai, i angazhuar shumë në zhvillimin e këtij dimensioni të jashtëzakonshëm, me një fjalim të veçantë e përsëhndeti atë si një zhvillim që i shërben njerëzimit, konkurrencë në këtë fushë.

Pse u ndala këtu?

U ndala këtu, sepse pavarësisht shkallës se ku ka rënë arsimi ynë sot, pavarësisht involucionit të tij të turpshëm, pse them involucion?

Në vitin 2013, sistemi arsimor shqiptar kishte internet në çdo shkollë dhe në total 25.300 kompjuterë. Ato u zhdukën. 90% e tyre u zhdukën nga shkollat. U vodh shkolla. Imagjinoni ju, se sa goditje e tmerrshme ishte, edhe morale, por edhe materiale. U vodhën laboratorët, u vodh shkolla. Dhe tani që, kanë filluar t’i blejnë, i marrin bazuar në një vjedhje të tmerrshme. 10-fishi i çmimit të kompjuterit.

Kompania e afërt me Edi Ramën, ngjitur me të, e familjes së tij, me fatura tatimor importon kompjuter me 10-fishin e çmimit që ka në treg.

Në Tiranë, vazhdojnë turnet e dyta, sepse 5D-ja e famshme rrënon shkolla të pacënuara fare nga tërmeti, siç ishte Sami Frashëri, për të plaçkitur fonde kolosale, paçka se nxënësit pastaj mbeteshin me dy turne. Dhe Edi Rama recitonte Erion Veliajn sot, apo dje me një kohë kur turnet e dyta vazhdojnë, në një kohë kur rrënojnë shkolla të padëmtuara nga tërmeti. Ndërtimin e tyre e shndërruan në biznes për veten.

Krijuan shkollën e drejtorëve, shkollë partie. Qëllimi i saj ishte, të kualifikonte drejtorë shkollash sipas një modeli. Po ku shkon këtu modeli i Izraelit? Në narkoshtet shkon vetëm modeli i narkosit. Degraduan trupat arsimore. Portali, një mësues për Shqipërinë, një militant për partinë.

Kjo është e vërteta, ndaj dhe arsimi u rrokullis.

Arsimi është procesi më i vështirë, më serioz për t’u ndërtuar.

Ku e filluam ne? Nuk mund të them se e filluam, ama në vitin 2005 kishte gjithësej 3.2% të shqiptarëve me diplomë të lartë, në një kohë kur kishte vende me 32%, në një kohë kur BE ishte me 23% mesataren e vet.

Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyrve të hapura. Politikë kjo,e adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin.

I vunë kufizimit, vunë mesataren si një satër, duke përjashtuar absolutisht 95% të të gjithë fëmijëve të zonave verilindore-juglindore të vendit, sepse shkollat e mesme të tyre ishin larg shkollave të mesme të Tiranës dhe të qyteteve, në shumë aspekte.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI