Flash

Euro arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj

Lapsi.al 29 January 2025
Euro arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj

Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 lek krahasuar me ditën e martë. Ky është niveli më i lartë i kursit euro-lek që prej fillimit të shtatorit të vitit të kaluar.

Sipas agjentëve të tregut valutor, rritja e kursit të këmbimit të euros ka ardhur për shkak të kërkesave të larta për blerje nga disa banka të veçanta të sektorit. Në përgjithësi, blerjet e valutës bëhen për të plotësuar nevojat e klientëve, por në raste të veçanta bankat mund të blejnë për llogari të tyre, si për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë përtej niveleve të lejuara rregullatore, apo qoftë edhe në funksion të nevojave tyre të drejtpërdrejta.

Për shembull, në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga një bankë solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.

Ashtu siç ka ndodhur në mënyrë periodike në vitet e fundit, shtimi i kërkesës për euro sjell menjëherë një rritje të fortë të kursit të këmbimit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me përmasat e vogla të tregut valutor në vend, që në këto raste duket se përfshihet edhe nga një lloj paniku. Megjithatë, në të kaluarën këto rritje të kursit të euros kanë patur një trajektore afatshkurtër dhe tregu është qetësuar në një horizont kohor disa ditor.

Leku në vitet e fundit është forcuar vazhdimisht në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim, sipas Bankës së Shqipërisë, i detyrohet përmirësimit të bilancit të pagesave, në veçanti rritjes së prurjeve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në pasuri të paluajtshme. Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka marrë një mbështetje shtesë edhe nga politika fiskale shtrëngues e ndjekur nga qeveria shqiptare, me një balancë buxhetore që ka qenë në suficit për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit.

Forcimi i lekut vlerësohet se ka ndihmuar në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe ka qenë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në rënien e inflacionit në periudhën 2023-2024.

Nga ana tjetër, forcimi historik i lekut ka ndikuar negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, me dëme të mëdha veçanërisht në aktivitetet e fasonerisë.

Një rritje e shpejtë e kursit të Euros mund të shtrojë rreziqe të mëdha për ekonominë, siç nënvizon raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Forcimi i euros do të shtonte presionet inflacioniste dhe do të krijonte vështirësi për huamarrësit me kredi në monedhën europiane dhe me të ardhura në lekë. Monitor

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI