Flash

Kamerieri i vrarë në Memaliaj, 3 ditë pas masakrës fitoi Lotarinë Amerikane

Lapsi.al 29 January 2025
Kamerieri i vrarë në Memaliaj, 3 ditë pas masakrës fitoi

Gazetarja Klodiana Lala risolli këtë mbrëmje detaje të reja nga masakra e Memaliajt në verë të vitit të shkuar, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një tjetër.

Por çfarë ndodhi atë mbrëmje të 21 Korrikut 2024 në qytetin e Memaliaj? Breshëria e plumbave në lokalin në pronësi të familjes Kalemi, la të vrarë 3 persona; Shyqyri Kalemi 70 vjeç, Gledian Muka që shërbente si kamarier dhe banakier i cili ndërkohë priste të mbyllte turnin dhe të kthehej si zakonisht pranë familjes së tij.

Si edhe Marsel Çela, që ndodhej si klient në lokal. Masakër ku i plagosur rëndë mbeti edhe Artur Kalemi, i cili mundi gjithsesi t’i shpëtojë breshërisë së gjatë të plumbave.

Në këtë lokal, Gledian Muka shërbente prej disa kohësh si kamarier dhe banakier deri në pritje të një përgjigje fatlume nga lotaria amerikane.

Hamza Muka, babai i kamarierit Gledian Muka rrëfen për emisionin “Në Shënjestër” në News 24: Më datë 24 Korrik i doli llotaria amerikane dhe i kërkuan dokumentet. Por djali kishte ndërruar jetë që më datë 21 Korrik.

Përgjigje pozitive e cila për fatin e tij të keq mbërriti vetëm disa ditë pasi ai ishte ndarë mizorisht nga jeta. Në atë që tashmë njihet si masakra e Memaliaj e ndodhur në këtë qytet orën e vonë të datës 21 Korrik 2024./ News 24

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI