Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Luis Enrique tërbohet, përjashton “biskotën” në Stuttgart-PSG: “Nuk do të spekulojmë”

Lapsi.al 29 January 2025
Luis Enrique tërbohet, përjashton “biskotën” në
Në prag të ditës së fundit të fazës së kampionatit të Champions League 2024-2025, dy gjigantë të futbollit evropian rrezikojnë eliminimin: Manchester City dhe PSG. Guardiola e di se nëse fiton kundër Bruges, shkon në playoff, ndërsa Luis Enrique e di se një barazim me Stuttgart do ta kualifikonte. Barazimi do të kënaqte edhe klubin gjerman. Një pikë për secilin dhe të dyja skuadrat kalojnë më tej. Disa dyshojnë për një “marrëveshje të heshtur”. Luis Enrique nuk e pranon një gjë të tillë dhe e thotë qartë se skuadra e tij do të luajë për të fituar në Gjermani.

Pse PSG dhe Stuttgart kualifikohen me një barazim?

Me 11 pikë, një skuadër siguron playoff-in. PSG dhe Stuttgart aktualisht kanë nga 10 pikë dhe përballen sonte. Prandaj, një barazim do t’i kualifikonte të dyja. Spekulimet rreth kësaj ndeshjeje janë të shumta, madje edhe bastvënësit në mbarë botën e shohin barazimin si rezultatin më të mundshëm.

Luis Enrique kërkon fitoren ndaj Stuttgart

Por këto zëra dhe aludime i shqetësojnë shumë trajnerët e të dyja skuadrave. Luis Enrique ishte i prerë dhe i drejtpërdrejtë në konferencën për shtyp të prag-ndeshjes. PSG dëshiron të vazhdojë rrugëtimin e tij dhe do të përpiqet ta bëjë këtë duke fituar, pa ndryshuar stilin e lojës apo mënyrën se si e interpreton futbollin: “Eksperienca më ka mësuar se kur nuk je i vetëdijshëm për atë që ndodh në fushë, nuk bën atë që duhet të bësh. Ne nuk do të spekulojmë me rezultatet e tjera. Do të luajmë njësoj. Do të përpiqemi të fitojmë për të rritur pikët dhe për t’u ngjitur në renditje.”

Hoeness nuk mendon për barazim: “Nuk di si të luaj për të barazuar”

Të njëjtin mendim ndan edhe trajneri i Stuttgart, Sebastian Hoeness, i cili në prag të ndeshjes tha se skuadra e tij do të kërkojë të fitojë për herë të tretë në këtë Champions League: “Nuk di si të luaj për të barazuar. Duam të përgatitemi sa më mirë për të zhvilluar lojën tonë. Logjikisht, ndaj një kundërshtari të këtij niveli, ndonjëherë do të na duhet të mbrohemi. Por pjesa tjetër e gjërave që thuhen nuk na interesojnë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI