Flash

Moti i keq/ Ministria zbulon zonat problematike

Lapsi.al 29 January 2025
Moti i keq/ Ministria zbulon zonat problematike

Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Në disa qytete raportohet për përmbytje.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të mbrojtjes Civile, në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika.

Si rezultat i reshjeve te shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve.

Sipas informacioneve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura dhe nuk paraqiten problematika në qarkullimin e automjeteve.

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Vijon angazhimi i Forcave të Armatosura me 7 trupa dhe 6 mjete në hidrovorin e qytetit të Vlorës. Aktualisht hidrovori punon me 3 pompa nga 4 të disponueshme.

Sipas raportimeve të OSSH furnizimi me energji elektrike bëhet rregullisht. Ka ndërprerje të përkohëshme në disa abonentë për shkak të remonteve dhe defekteve, por po punohet nga grupet e OSHEE.

Sipas parashikimeve nga IGJEO në orët në vazhdim priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje mesatare, shoqëruar me shtrëngata.

Në pjesën tjetër të vendit priten reshje te dobëta deri lokalisht mesatare. Në Veri dhe Verilindje në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit priten reshje dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojnë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI