Flash

Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin

Lapsi.al 29 January 2025
Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje shiu në gjithë vendin

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes. Ato ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 19°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi jugor.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë nën dominimin e masave ajrore me origjinë jugore dhe jugperëndimore duke sjellë dominim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, ku më të dendura do të jenën në zonat kufitare me Shqipërinë. Gjatë pasdites dhe në vijim, Kosova mbeten nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi më të pakta. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 12°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi permanent jugor.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore me origjinë jugperëndimore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV, ku vranësirat e shpeshta do të jenë dominante gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here reshje shiu e dëbore në zona të thella malore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 12°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Evropa

Vendet skandinave, ishujt britanikë si edhe pjesa më e madhe e rajonit të Baltikut do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke kushtëzuar në këto rajone, reshje shiu e dëbore ndërsa pjesa më e madhe e Europës Jugore, gadishulli Apenin si edhe gadishulli i Ballkanit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut si pasojë e masave ajrore të ngrohta me origjinë Oqeanike. Nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare do të paraqiten vendet e Europës Lindore si edhe pjesërisht qendra e kontinentit.

Të këshilluara

Berisha: Protesta e radhës më 8 shkurt

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot datën e zhvillimit të protestës së radhës nga opozita. Berisha tha se protesta e radhës do të mbahet të sht...

13:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI