Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Prapaskena e refuzimit për ofertën Osimhen nga Galatasaray: ADL pret Juven në qershor

Lapsi.al 29 January 2025
Prapaskena e refuzimit për ofertën Osimhen nga Galatasaray: ADL pret
Aurelio De Laurentiis ka refuzuar një ofertë prej 65 milionë eurosh nga Galatasaray, që synonte të blinte menjëherë Victor Osimhen. Sipas Corriere dello Sport, sulmuesi nigerian do të qëndrojë në Stamboll deri në qershor dhe më pas, kushdo që dëshiron ta marrë, do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Galatasaray mund të bëjë një tjetër përpjekje, por është e qartë se dëshira e lojtarit është të rikthehet sa më shpejt në një nga kampionatet kryesore evropiane. Nuk është sekret që Osimhen, i cili ka shënuar 16 gola në 20 ndeshje këtë sezon, pëlqehet shumë nga Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juventusit. Në verë, bardhezinjtë pritet të largojnë Dusan Vlahovicin dhe do t’u nevojitet një sulmues i ri. Osimhen është një tundim i madh, por negociatat duken tejet të vështira. De Laurentiis është një negociator i ashpër dhe nuk është i prirur të bëjë lëshime, veçanërisht ndaj Juventusit, rivalit historik të Napolit. Lexo më tej: Napoli i tmerruar nga një Higuain-bis: në janar Osimhen mund të përfundojë te Juventus Një tjetër pengesë është edhe vullneti i trajnerit Thiago Motta, nëse ai qëndron në krye të Juventusit për sezonin 2025/26. Nuk është sekret që ish-trajneri i Bolognës është një admirues i madh i Joshua Zirkzee dhe dëshiron të ndërtojë sulmin mbi të pas largimit të Vlahovicit. Holandezi, të cilin Manchester United refuzoi ta huazojë në janar, pritet të largohet nga Premier League këtë verë dhe të rikthehet në Serie A.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI