Flash

“Skill Up Academy” – Projekti fitues i B4Students me shembujt më të mirë

Lapsi.al 29 January 2025
“Skill Up Academy” – Projekti fitues i B4Students me shembujt

Fondacioni Mane vijon të kontribuojë në arsim dhe edukim, për një brez të motivuar dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes. Përmes programit B4Students dhe projektit të tij fitues, “Skill Up Academy”, po realizohen një cikël takimesh me figura të spikatur publike nga ku studentë të interesuar bëhen pjesë e një bashkëbisedimi të frytshëm, ku ndahen përvoja personale si shembuj më të mirë të suksesit.

“Skill Up Academy” është i hapur për të gjithë studentët, pavarësisht drejtimit të tyre akademik, dhe ka për qëllim zhvillimin e aftësive jetësore dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

Aktiviteti i fundit i projektit u drejtua nga politikania dhe lektorja Grida Duma, e cila trajtoi temën e diskutimit “Mendësia”, si çelës për hapjen e shumë dyerve në jetë.

Me mbi 380 studentë të pranishëm në Amfiteatrin e Universitetit të Mjekësisë, Duma ndau përvojat e saj dhe nxiti një diskutim të hapur mbi ndikimin e mendësisë në arritjen e qëllimeve.

Pjesëmarrësit shfaqën interes për të mësuar dhe zhvilluar mendësinë e duhur, për të kapërcyer pengesat që mund të hasin në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Pak ditë më parë, “Skill Up Academy” organizoi një tjetër aktivitet mbi “Logjikën e parasë” , me lektorin dhe studiuesin e ri, Igli Tola, i cili i trajtoi praktikat financiare nën një perspektivë ndryshe.

Aktiviteti që startoi të gjithë rrugëtimin e “Skill Up Academy” u drejtua nga gazetari i njohur Marin Mema, i cili foli mbi temën “Lideri i së ardhmes”.

Gjatë këtij sesioni, u diskutua se si lidershipi mund të formësojë botën e nesërme dhe si të rinjtë mund të përgatiten për të udhëhequr me ndikim. Pjesëmarrësit, shfaqën dëshirë për të kuptuar më mirë karakteristikat dhe strategjitë e liderëve të suksesshëm.

“Skill Up Academy” është një iniciativë që përputhet me misionin e B4Students për të fuqizuar projektet sociale të udhëhequra nga studentët; është krijuar nga studentët Armelda Ago, Armando Lekaj dhe Esmeralda Sherifi, dhe ka për qëllim ofrimin e aftësive të nevojshme jetësore dhe njohurive praktike për studentët, që të jenë të përgatitur për sukses në botën e shpejtë dhe dinamike të sotme.

Aktivitetet e “Skill Up Academy” përfshijnë organizimin e bashkëbisedimeve me tema të rëndësishme për edukimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të studentëve, duke përfshirë krahas temave të trajtuara dhe ato si “Inteligjenca emocionale” apo “Balanca punë -jetë”.

"Skill Up Academy" është iniciativa e pestë që merr mbështetje dhe financim nga B4Students.

Të këshilluara

Italia i njeh Kosovës patentat

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat në të dyja shtetet. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të...

15:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI