Flash

Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Lapsi.al 30 January 2025
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe

Elon Musk është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Ai u nominua nga anëtari slloven i Parlamentit Evropian, Branko Grims, për kontributin në avancimin e lirisë së fjalës, një vlerë thelbësore e shoqërive demokratike. Përpjekjet e afrikano-amerikanit për të mbështetur një mjedis më të hapur për shprehjen e lirë janë vlerësuar si një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe promovimin e dialogut të lirë në nivel global. Grims u shpreh se angazhimi i Muskut për mbrojtjen e fjalës së lirë është një kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin shoqëror.

“Propozimi që Elon Musk, për mbështetjen e tij të vazhdueshme për të drejtën themelore njerëzore të lirisë së fjalës dhe, në këtë mënyrë, për paqen, të marrë Çmimin Nobel për Paqe 2025, u dorëzua sot me sukses. Falënderime të sinqerta për të gjithë bashkëpropozuesit dhe për këdo që ndihmoi në këtë projekt sfidues,” tha eurodeputeti slloven.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI