Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ilir Turja

Lapsi.al 30 January 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ilir Turja

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Turja. Vendimi u morn ë mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të depozituar nga Turja.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra prokurorin Ilir Turja më 7 nëntor të vitit 2022 pasi arriti në përfundimin se ai kishte fshehur në emër të prindërve një vilë në zonën e plazhit me qëllim shmangien e kontrollit të ligjshmërisë së burimeve të krijimit; se kishte mungesë të burimeve finaciare në disa vite dhe kishte kryer kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin ai mori vlerësim pozitiv.

Ilir Turja e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të këshilluara

Pse po rritet euro?

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë. ...

16:00

Tërmet i fortë në Greqi

Një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia të Greqisë pasditen e sotme. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjist...

18:25

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI