Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Lautaro e rituali i tij maniakal: filmohet nga bashkëshortja, gjithnjë e njëjta skenë

Lapsi.al 30 January 2025
Lautaro e rituali i tij maniakal: filmohet nga bashkëshortja, gjithnjë
Me trigolëshin e tij, Lautaro Martinez e udhëhoqi Inter drejt 1/8 të finales në Champions League në mënyrën më dominuese, duke mposhtur Monaco në San Siro dhe duke marrë çmimin e MVP të ndeshjes. Një paraqitje që shënoi rikthimin e kapitenit zikaltër pas “periudhës më të keqe në karrierë”, siç e kishte pranuar vetë ai për fazën e parë të sezonit. Tani, me 9 gola në 9 ndeshjet e fundit, prej të cilëve 6 në 5 takimet e fundit, “Toro” ka rilindur dhe ka shtuar në koleksionin e tij të trofeve personale edhe çmimet e marra të mërkurën në mbrëmje. Gjithçka u dokumentua nga Agustina Gandolfo, bashkëshortja e Lautaro, e cila e filmoi me humor teksa ishte i zënë duke sistemuar trofetë e tij në shtëpi.

Rituali pas fitores në Champions ndaj Monaco

Pas golave kundër Monacos në Champions League, përshëndetjes me tifozët për të festuar kualifikimin, intervistave të zakonshme pas ndeshjes dhe marrjes së çmimeve, Lautaro Martinez nuk e harroi ritualin e tij të zakonshëm: pa humbur kohë, shtoi çmimet e reja pranë atyre që tashmë zbukurojnë dhomën e tij të ndenjes. Agus Gandolfo e filmoi në befasi dhe e ndau momentin në rrjetet sociale, duke treguar sesi Lautaro i linte vend çmimit të MVP-së për Inter-Monaco dhe topit të ndeshjes që mori në shtëpi pas tripletës. “Ai gjithmonë gjen diçka për të sistemuar”, shkroi ajo me shaka.

Rituali i Lautaros me trofetë është maniakal

Një Lautaro maniakal, po aq i saktë sa edhe në zonën e rreptësisë: shijon trofetë, i zhvendos, i rregullon dhe u lë vendin çmimeve të reja. Kur bashkëshortja e thërret, ai kthen kokën me një buzëqeshje të kënaqur. Ky ves i tij nuk është i rastësishëm, ndoshta është mënyra e tij për të kujtuar momentet më të mira të karrierës dhe për të motivuar veten për më shumë. Një ritual që e përsërit sa herë që ka mundësi, si për të kujtuar veten se përkushtimi dhe këmbëngulja janë çelësat e suksesit të tij.

Lautaro altruizmin: “Jam krenar për shokët e skuadrës”

Periudha e vështirë tani është pas tij: nga tetori deri në dhjetor, Lautaro nuk kishte shënuar për gati dy muaj, duke e cilësuar atë si fazën më të keqe në karrierë. Megjithatë, ai nuk e braktisi kurrë skuadrën, duke mbajtur dhe respektuar shiritin e kapitenit. Me të njëjtin shpirt ai vlerësoi edhe shokët e skuadrës pas spektaklit të tij në Champions: “Zbritëm në fushë me mentalitetin e duhur: shënuam dy gola për 16 minuta dhe përfituam nga kartoni i kuq i tyre. Ishte meritë e gjithë skuadrës. Jam i lumtur dhe krenar për rrugëtimin që kemi bërë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI