Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Pas akuzave, Rihanna mbështet reperin në gjyq

Lapsi.al 30 January 2025
Pas akuzave, Rihanna mbështet reperin në gjyq

Rihanna mbështeti të dashurin e saj, A$AP Rocky, në gjyqin e tij penal në Los Anxhelos të mërkurën.

Këngëtarja e "Diamonds", arriti të shmangte paparacët jashtë gjykatës në qendër të qytetit, pasi reperi mbërriti i vetëm, raportoi TMZ.

Rihanna veshi një pallto të zezë dhe u ul në rreshtin e parë të sallës së gjyqit mes nënës dhe motrës së Rocky, gjë që tërhoqi vëmendjen e jurisë, sipas medias.

Paraqitja e artistes sinjalizoi se po mbështet  Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, gjatë betejës së tij ligjore. Çifti ka dy djem: RZA, 2 vjeç dhe Riot, 1.

Rocky u arrestua në LAX në vitin 2022 pasi dyshohet se kishte qëlluar ish-mikun e tij A$AP Relli gjatë një mosmarrëveshjeje  të vitit 2021 në Hollywood.

Performuesi i "L$D" dhe themeluesj d Fenty Beauty, e cila në atë kohë ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, sapo kishin zbritur në aeroport nga një udhëtim në Barbados, kur ai u arrestua për dy akuza të rënda për sulm me armë zjarri.

Përzgjedhja e jurisë në gjyqin e Rocky-t filloi më 21 janar. Avokati i tij, Joe Tacopina, ka pohuar se pretendimet e Relli janë të pabaza dhe një justifikim për të zhvatur klientin e tij të famshëm.

Artisti i "F**kin' Problems" përballet me një maksimum prej 24 vitesh burg nëse shpallet fajtor pasi ka refuzuar një ofertë përfundimtare për pranimin e fajësisë në fillim të këtij muaji.

Rocky-t iu ofrua të pranohej fajtor për një nga dy akuzat e tij të krimit, për të cilat ai mund të përballet me një dënim me kusht prej shtatë vjetësh, tre vjet me kusht dhe gjashtë muaj burg, por ai zgjodhi të refuzojë marrëveshjen.

 

Të këshilluara

Cameron Diaz largohet sërish nga Hollywood?

Cameron Diaz ka disa projekte, por është shumë herët për të thënë nëse rikthimi i saj i fundit në aktrim është i përhershëm. Aktorja, e cila u largua nga qen...

17:30

Arrestohet aktori i "Superman"

Tom Welling, më i njohur për portretizimin Superman në serialin televiziv "Smallville", u arrestua në Yreka, Kaliforni. Aktori 47-vjeçar u arrestua në parkin...

16:51

Lady Gaga flet për kritikat ndaj "Joker 2"

Lady Gaga trajtoi sesi vazhdimi i DC 2024 dështoi plotësisht në një intervistë të re me Elle. “Njerëzve nganjëherë nuk u pëlqejnë disa gjëra. Është kaq e thj...

19:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI