Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Champions/ Përplasje titanësh në playoff, City-Real Madrid: evitohet derbi Juve-Milan

Lapsi.al 31 January 2025
Champions/ Përplasje titanësh në playoff, City-Real Madrid:
Shorti i playoff në Champions League ka sjellë përplasje të mëdha, edhe pse të paktën një e tillë ishte e pashmangshme. Manchester City do të përballet me Real Madrid, në supersfidën e këtyre playoff. Nuk dihet nëse Guardiola do të kishte preferuar më mirë Bayern Munich se gjigantët spanjollë, por verdikti është ky. Evitohet derbi italian në play-off të Champions League: Juventus i teknikut Thiago Motta do të përballet (përsëri) me PSV Eindhoven, ndërsa Milan është tërhequr për të luajtur kundër Feyenoord. Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa kuqezinjtë atë të kthimit. Sfida kundër Bruges do të jetë pengesa drejt 1/8 për Atalantën e teknikut Gasperini, e cila fillimisht do të fluturojë në Belgjikë dhe më pas do të luajë për kalimin në çerekfinale në shtëpi në ndeshjen e kthimit. Lexo më tej: Europa League/ Roma e pafat në short, përballet me Porton: Mourinho gjen Anderleht Këto janë gjashtëmbëdhjetë ekipet që janë kualifikuar mes vendit të nëntë dhe të njëzet e katërt në fazën e kampionatit të Ligës së Kampionëve. Sipas renditjes, çifte ekipesh tashmë ishin përputhur dhe shorti i Nyon ka përcaktuar se cilat ekipe do të përballen për të siguruar kalimin në çerekfinale. Ka shkuar mirë për PSG që ka gjetur përballë Brest në një derby francez, pa pasoja për klubin e sheikëve. Buzëqeshin bavarezët që në vend të City kanë peshkuar Celtic. Sfidë shumë më impenjative për Borussia Dortmund, që do ta nisë në transfertë me Sporting, ndërsa Monaco do të presë skuadrën tjetër të Lisbonës, Benfica.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI