Flash

Gjykata e Romës vendos kthimin në Itali të 43 emigrantëve në kampet e Gjadrit

Lapsi.al 31 January 2025
Gjykata e Romës vendos kthimin në Itali të 43 emigrantëve

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Romës kanë pezulluar vendimin për mbajtjen e 43 emigrantëve në Gjadër të Shqipërisë. Azilkërkuesit do të transferohen nesër në Itali sipas Ansa.

Edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria – tetorin dhe nëntorin e kaluar – u anuluan me vendime të magjistratëve të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës, të cilët nuk vërtetuan ndalimet e urdhëruara nga selia e policisë së kryeqytetit.

Vendimi i parë daton në 18 tetor dhe kishte të bënte me 12 azilkërkues nga Bangladeshi dhe Egjiptianë të dërguar në qendrën e Gjadrit.

Gjyqtarët kanë mohuar vlefshmërinë e ndalimeve për shkak të “pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”, si pasojë e moszbatueshmërisë së procedurës kufitare. dhe, siç parashikon protokolli, të transferimit jashtë territorit shqiptar të emigrantëve, të cilët kanë të drejtë të çohen në Itali”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Nesër e shtunë 1 shkurt, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vr...

16:14

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI