Flash

Inceneratori i Tiranës, gjykim i shkurtuar për Lefter Kokën dhe Taulant Tushen

Lapsi.al 31 January 2025
Inceneratori i Tiranës, gjykim i shkurtuar për Lefter Kokën dhe

Gjyqtarja Elsa Ulliri pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar nga 8 të pandehur të çështjes së inceneratorit të Tiranës. Konkretisht të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku dhe Jetmir Llapaj.

Ndërkohe 4 të tjerë Silena Tola, Etleva Kondi, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Në seancën e ardhshme, pritet që prokurori Dritan Prençi të japë konkluzionet për 8 të pandehurit, ndërkohë që për katër të tjerët do vijojë gjykimi.

Dosja e inceneratorit të Tiranës kaloi për gjykim në datë 13 dhjetor të vitit 2024. Në datë 2 gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Për inceneratorin e Tiranës, ish deputeti socialist Alqi Bllako njëherësh sekretar i përgjithshëm i ministrisë së mjedisit është ndarë më vete. Kjo për shkak se, Bllako akuzohet për një tjetër vepër penale, atë të korrupsionit.

Çështja ndaj tij është në fazën e dhënies së konkluzioneve nga ana e prokurorisë.

Të këshilluara

Pse po rritet euro?

Kursi i këmbimit është përfshirë këtë javë nga lëvizje të çuditshme. Të gjitha valutat janë forcuar kundrejt lekut, por euro ka pësuar rritjen më të shpejtë. ...

16:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI