Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela

Lapsi.al 31 January 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Klorinda Çela

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 30 janar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra gjyqtares së Tiranës, Klorinda Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të depozituar nga subjekti.

Gjyqtarja Klorinda Çela u shkarkua nga detyra më 28 tetor 2021, pasi rezultoi me mungesë burimesh financiare për justifikimin e pasurive familjare. Po ashtu, u konkludua se kishte fshehur pasurinë, kishte kryer deklarim të rremë dhe se nuk ka qenë bashkëpunuese gjatë procesit të vetingut të saj, duke cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Klorinda Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën e Tiranës. Në vitin 2014, ministri i Drejtësisë së kohës kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klorinda Çela për shkak të problemeve me pasurinë – por kërkesa u rrëzua nga ish-Këshilli i Lartë i Dejtësisë./ BIRN

Të këshilluara

Përse po rritet euro?

Bankat por dhe importuesit janë dy faktorët kryesor që kanë ndikuar në rritjen e kursit të këmbimit ditëve të fundit. Ekspertë të tregut rendisin këta dy faktor...

22:31

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI