Flash

Ndërprerja e fondeve nga Trump, BE konfirmon: Nuk rrezikohet puna e Gjykatës Speciale

Lapsi.al 31 January 2025
Ndërprerja e fondeve nga Trump, BE konfirmon: Nuk rrezikohet puna e

Bashkimi Europian konfirmon se funksionimi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk rrezikohet, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerje të financimeve për vendet e huaja.

BE-ja thotë për Radio Televizionin e Kosovës se Shtetet e Bashkuara nuk kontribuojnë financiarisht për këtë institucion.

“Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Europian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e Komisionit Europian për RTK.

Sipas raportimeve, buxheti vjetor i Gjykatës Speciale dhe Prokurorisë shkon në thuajse 100 milionë euro. Përveç Bashkimit Europian, këtë shumë e plotësojnë dhe disa donacione nga vende të ndryshme.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI