Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Lapsi.al 31 January 2025
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindo, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgë 2- 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në republikën e Kosovës. Paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve me kthjellime dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Por parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në pjesën e dytë të ditës duke u shfaqur kryesisht në zonat qendrore dhe lindore të Kosovë. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut në orët e para të ditës dhe mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat jugore. Ndërsa gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes vranësirat gradualisht do të shfaqen në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, ku më të dukshme vranësirat pritet të jenë në zonat jugperëndimore duke sjellë momenete me flokë dëbore. Ndërkohë temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 12°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi jugperëndimor.

Europa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar në Europën veriore me ndikim deri në qendër të kontinentit do të sjellë vranësira, reshje dëbore përkatësisht në Europën lindore, Europën qendrore si edhe rajonin e Balltikut. Po ashtu gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë rrebeshe shiu dhe erëra të fuqishme, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të ftohtë do të paraqiten ishujt britanikë, gadishulli i Ballkanit si edhe gadishulli Peloponez.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI