Flash

Mbante me vete një pistoletë, ndalohet 12-vjeçari në Kavajë

Lapsi.al 1 February 2025
Mbante me vete një pistoletë, ndalohet 12-vjeçari në

Policia ka shoqëruar një 12-vjeçar në Kavajë, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë.

Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak.

Policia gjithashtu ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12-vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë policia raporton se po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12-vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12-vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

Meta: Do zgjidhem deputet nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mori pjesë këtë të shtunë në punimet e Konventës së Tiranës të forcës politike që ai drejton. Përmes një lidhjeje ...

13:57

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI