Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Diddy akuzohet sërish për trafikim seksual

Lapsi.al 2 February 2025
Diddy akuzohet sërish për trafikim seksual

Sean “Diddy” Combs është përballur me akuza të reja për trafikim seksual.

Aktakuza e re, e ngritur nga prokurorët të enjten, nuk përfshin vepra të reja penale, por zgjerohet në kohë dhe përfshin dy gra të tjera.

Në aktakuzë, Diddy dyshohet se ka transportuar viktimat dhe punonjëse seksi përtej kufijve shtetërorë dhe ka përdorur droga për t’i manipuluar ato në marrëdhënie seksuale. Një nga viktimat e dyshuara është ish partnerja e tij, këngëtarja Cassie Ventura, e cila e akuzoi atë për dhunë seksuale dhe fizike në një padi të ngritur në vitin 2023, të cilën ai e zgjidhi pa pranuar fajësinë.

Përveç akuzave për trafikim seksual, Combs po hetohet gjithashtu për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me rrëmbime dhe shpërndarje droge, që nga viti 2004. Droga të dyshuara përfshijnë kokainë, ketaminë, oksikodon, metamfetaminë dhe kërpudha halucinogjene. Ai gjithashtu përballet me dhjetëra padi të tjera për sulm seksual dhe ngacmim.

Të këshilluara

Akuza të reja ndaj Russell Brand

Aktet e dyshuara të ngacmimit seksual të Russell Brand ndërsa ai punonte në BBC janë zbuluar në një hetim të brendshëm të kryer nga transmetuesi. Të enjten, ...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI