Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Lapsi.al 2 February 2025
Gjermani, papunësia në nivel rekord në 10 vitet e fundit

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermaniarriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015.

Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane.

Të dhënat në shifra

Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është rritur me 0.4% duke arritur në 6.4%. Kjo do të thotë se në janar 2025 numri i të papunëve në Gjermani është 187,000 më i lartë se në janar 2024. Numri i përgjithshëm i të papunëve është 2.993 milionë vetë, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit.

Numri më i lartë i të papunëve i regjistruar për herë të fundit në Gjermani ishte ai i janarit të vitit 2015, me 3.032 milionë vetë.

Sinjal alarmi

“Shifrat e tregut të punës janë sinjal alarmi,” tha presidenti i Konfederatës së Shoqatave Gjermane të Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger.

“Dobësia ekonomike dhe strukturore e ekonomisë gjermane po e godet tregun e punës me të gjithë fuqinë. Koha nuk pret.”

Dulger tha se nevojiten reduktimi i burokracisë, reforma për kostot shtësë të punës dhe çmime më të ulëta për energjinë.

“Vetëm atëherë Gjermania do të kthehet në rrugën e rritjes dhe kthesa në tregun e punës do të jetë e suksesshme” – tha Dulger.

Lajme të zymta nga tregtia me pakicë

Lajme të zymta vijnë edhe për ekonominë gjermane. Të dhënat e fundit të Zyrës Federale të Statistikave tregojnë se në dhjetor shitjet me pakicë shënuan një rënie të papritur. Sikurse e kishin parashikuar edhe ekonomistët në dhjetor 2024 shitjet ranë me 1.6% krahasuar me muajin nëntor.

Shifrat tregojnë një rënie prej 1.7% në shitjet e ushqimeve dhe një rënie prej 0.7% në shitjet me pakicë të prodhimeve joushqimore, megjithëse të ardhurat e përgjithshme të tregtisë me pakicë u rritën me 1.8% krahasuar me një vit më parë./DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI