Flash

Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës

Lapsi.al 2 February 2025
Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i kartelit të drogës

Policia italiane finalizoi këtë javë një operacion për goditjen e një rrjeti të trafikut të drogave të forta në të gjithë Europën.

Në fakt ka pasur vetëm një të arrestuar në kuadër të aksioneve të herëpashershme që kishin nisur kohë më parë dhe i ndaluari është një shqiptar me inicialet H.Y., i skeduar për precedentë të shumtë penalë në krime të ndryshme.

Por pas arrestimit, hetuesit kanë zbardhur edhe detaje, duke e konsideruar shqiptarin si një drejtues të rëndësishëm të organizatës dhe lidhje e fuqishme e karteleve kolumbiane të kokainës.Aksioni është bërë nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo më 28 janar.

“Personi akuzohet për aktivitet kriminal për qëllime trafiku ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, si pjesë e një hetimi të kryer nga autoritetet italiane dhe belge me koordinimin e Eurojust, Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale”, informon media e vendit fqinj.

Nga Amerika Latine në Evropë: Trafikimi i drogës në portet veriore

Operacionit iu bashkua edhe Drejtoria e Qarkut Antimafia të Firences, që çoi në çmontimin e një drejtuesi të organizatës, në importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Kolumbia.

Droga zbarkohej në portet kryesore të Evropës Veriore, duke përfshirë Antwerp (Belgjikë), Roterdam (Hollandë) dhe Le Havre (Francë), për t'u shpërndarë më pas në Itali dhe vende të tjera evropiane dhe për t'u shitur me pakicë.

Hetimet, të kryera si në Itali ashtu edhe në Belgjikë, zbuluan kontaktet e drejtpërdrejta të organizatës me kartelet kolumbiane dhe kalimin tranzit të rreth 1500 kg kokainë nëpër portet evropiane. Dhe shqiptari etiketohet si kreu i saj, por hetimet janë ende në proces për të zbërthyer tërësisht funksionin dhe aktivitetin, informon media.

Gjatë operacionit, me mbështetjen e forcave policore evropiane, u sekuestruan:

-667 kg kokainë në portin e Le Havre (Francë)

-85 kg kokainë në Belgjikë.

Arrestimet dhe rolet në organizatë

Nga hetimet e para u bë arrestimi i 6 personave me kombësi italiane dhe shqiptare, të kapur në flagrancë, si dhe identifikimin e shtatë personave të tjerë të përfshirë në kapacitete të ndryshme në trafikun e drogës.

H.Y., shqiptar, thuhet se ka luajtur një rol drejtues në sistemin kriminal. Sipas hetuesve, ai ishte kreu i grupit që menaxhonte transportin e drogës dhe parave midis Belgjikës dhe Italisë. Ndaj tij ishte lëshuar edhe një urdhër-ndalimi ndërkombëtar evropian, teksa do të qëndrojë i paraburgosur në pritje edhe të ekstradimit në Belgjikë, ku do të gjykohet për krimet e kryera.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI