Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Kosovë/ Shembet objekti i pabanuar, ndërrojnë jetë 3 fëmijë

Lapsi.al 2 February 2025
Kosovë/ Shembet objekti i pabanuar, ndërrojnë jetë 3

Tre adoleshentë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Shtëpia ishte e pabanuar. Viktimat, të moshës 13 dhe 15 vjeçare, janë Ideal Ramaj, Ramë Mehmetaj dhe Veton Morina.

“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore,” thuhet në njoftimin e policisë së Gjakovës.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, u shpreh i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së tre fëmijëve.

“Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi që të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajsës engjujt!”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI