Flash

Një tjetër shtet po shqyrton aplikimin e javës 4-ditore të punës

Lapsi.al 2 February 2025
Një tjetër shtet po shqyrton aplikimin e javës 4-ditore të

Indonezia po shqyrton aplikimin e punës 4-ditore. Si fillim qeveria ka vendosur që ta aplikojë punë katër ditore përmes programeve vullnetare që lejojnë punonjësit të bëjnë 40 orë punë në katër ditë.

Çdo punonjës që nuk mund të plotësojë 40 orët e kërkuara do të ndjekë orarin e rregullt 5-ditor të punës, raporton Independent.

“Pra, nëse dikush punon 40 orë në javë, mund të zgjedhë javën e punës katër-ditore ose pesë”, tha për CNN Indonesia Zëvendësministri i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Teknologjisë dhe Informacionit, Teddy Barata.

Modeli i punës katër-ditore po monitorohet për të përcaktuar se sa efektiv është dhe për këtë arsye aktualisht është në dispozicion vetëm për punonjësit e Ministrisë së Ndërmarrjeve Shtetërore.

Nisma u zbulua marsin e kaluar, me kreun e ministrisë Eric Thohir duke theksuar se 70% e punëtorëve të rinj vuanin nga probleme të shëndetit mendor dhe reduktimi i javës së punës mund të ndihmojë në uljen e niveleve të tyre të stresit.

“Kjo nuk do të thotë se ata do të marrin një ditë pushimi çdo të premte. Vetëm punonjësit që kanë punuar 40 orë në javë mund ta bëjnë këtë”, shtoi Thohir në deklaratat e tij në atë kohë. Mbetet për tu parë nëse qeveria do të miratojë këtë metodë apo jo, pasi tani është në fazë eksperimentale.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI