Flash

PAMJET/ Mijëra gjermanë në sheshe: Jo bashkëpunimit me ekstremistët e AFD!

Lapsi.al 2 February 2025
PAMJET/ Mijëra gjermanë në sheshe: Jo bashkëpunimit me

Në mbarë Gjermaninë po mbahen protesta të mëdha kundër bashkëpunimit të çfarëdolloj forme me partinë e esktremit të djathtë AfD. Në fokusin e protestave ishte edhe unionin konservator i kristiandemokratëve.

Protestat më të mëdha u zhvilluan në Hamburg, në Këln, Leipcig dhe Shtutgart. Njerëzit në mbarë Gjermaninë dolën në protesta në rrugë, për të demonstruar kundër bashkëpunimit me AfD. Sipas të dhënave të policisë në përgjithësi protestat ishin paqësore.

Protests against cooperation between Christian Democrats and far-right AfD party in Berlin   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/EPA

Unioni kristiandemokrat ishte në fokus të protestave, sepse të mërkurën me mbështetjen e AfD u miratua në Bundestag (parlamenti gjerman) mocioni i kristiandemokratëve për ashpërsimin e ligjit të migracionit. Ndërsa të premten dështoi kalimi i projektligjit për migracionin.

Protestat në përgjithësi paqësore

Në Hamburg sërish protestuan dhjetëra mijë vetë. Sipas të dhënave të policisë numri i pjesëmarrësve ishte 65.000, njoftoi televizioni publik NDR. Një zëdhënëse e organizatorëve të protestës tha, se ishin 80.000 pjesëmarrës. Protesta kaloi në mënyrë paqësore, njofton policia. Rreth 10.000 protestues në Bremen, sikurse njofton NDR, demonstruan kundër së djathtës. Edhe në Lyneburg, Braunshveig, Hanover mijëra vetë dolën në protesta.

Në Köln (landi Renania Veriore-Vestfalia) protestuan rreth 16.000 vetë, sipas medias publike WDR, e cila u referohet të dhënave të policisë. Organizatorët bënë fjalë për 45.000 demonstrues.

BERLINO IN PIAZZA CONTRO MERZ,  	'SALVARE IL MURO ANTI-AFD 	'   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/AFP

Protestuesit mbanin pankarta me sloganet: "Jo Merz nga marsi" ose "Fritz dëgjo mamin!". Ish-kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel, që gjatë kohës së qeverisjes quhej me ironi edhe "mami", u shpreh hapur kundër votimit të përbashkët të CDU-së me AfD-në. Edhe në qytete të tjera si në Esen, Aachen pati protesta të shtunën.

BERLINO IN PIAZZA CONTRO MERZ,  	'SALVARE IL MURO ANTI-AFD 	'   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/AFP

Edhe në Shtutgart në landin Baden-Vyrtenberg dhjetra mijë vetë iu bashkuan protestës kundër zhvendosjes djathtas. Kundër votimit të përbashkët të CDU-së dhe AfD-së lidhur me politikën e migracionit u protestua edhe në disa qytete në Bavari.

Protests against cooperation between Christian Democrats and far-right AfD party in Berlin   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/EPA

Edhe në landet lindore të Gjermanisë në qytetet Leipcig e në Drezden kanë protestuar disa mijëra deri në 10.000 vetë, sipas mediave që u referohen të dhënave të policisë.

Protests against cooperation between Christian Democrats and far-right AfD party in Berlin   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/EPA

Një ndër bashkëorganizatoret e protestës në Leipcig, Bente Stork, në adresë të CDU-së dhe kryetarit të partisë Friedrich Merz tha, se: "Kush bashkëpunon me fashitët, duhet të marrë parasysh rezistencën tonë." /DW

Protests against cooperation between Christian Democrats and far-right AfD party in Berlin   RIPRODUZIONE RISERVATA © ANSA/EPA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI