Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Arsenal e turpëroi, Guardiola bën sikur nuk kupton pyetjen: në heshtje, largohet

Lapsi.al 3 February 2025
Arsenal e turpëroi, Guardiola bën sikur nuk kupton pyetjen: në
Humbja e Manchester City ishte e rëndë, por përveç dëmit erdhi edhe tallja nga Arsenal: Arteta mundi “mësuesin” Guardiola me rezultatin 5-1 dhe në fushë lojtarët e tij nuk ngurruan t’i shprehin rivalëve përçmimin e tyre. Lewis-Skelly e ironizoi Haaland duke imituar festimin e tij pas golit, një provokim që i preku tifozët, por që e çoi krejtësisht në krizë trajnerin spanjoll. I pyetur për gjestin e lojtarit të Arsenal, Guardiola pati një reagim të çuditshëm dhe të pashpjegueshëm: bëri sikur nuk e kuptoi fare pyetjen e gazetarit dhe më pas mbeti në heshtje. Për disa sekonda ai nuk foli, duke fikusuar një pikë në boshllëk poshtë, pranë mikrofonave. Spanjolli nuk tha më asnjë fjalë dhe më pas u largua nga salla e konferencës për shtyp, duke lënë të gjithë të habitur. Kjo humbje ka lënë gjurmë të mëdha, veçanërisht sepse City nuk kishte pësuar kaq shumë gola që nga viti 2008. Por më shumë se gjithçka, ajo që habit është sjellja e Guardiolës, i cili nuk ka qenë kurrë kaq në vështirësi sa këtë sezon.

Guardiola, reagimi i çuditshëm pas pyetjes

Pas ndeshjes, një nga temat kryesore të diskutimit ishte festimi provokues i Lewis-Skelly, talentit të ri të Arsenal. Pasi shënoi golin, ai imitoi menjëherë festimin e Haaland, duke u ulur përtokë me këmbët e kryqëzuara dhe në pozicion meditimi, ashtu siç ka bërë shpesh norvegjezi pas golave të tij. Një veprim thumbues ndaj një kundërshtari me të cilin Gunners nuk kanë një marrëdhënie paqësore. Ky gjest nuk kaloi pa u vënë re, por Guardiola pretendoi se nuk e kishte parë, siç la të kuptohej gjatë konferencës për shtyp. Një gazetar e pyeti për këtë, por përgjigja e tij ishte krejt e çuditshme. “Çfarë? Çfarë ka ndodhur?” pyeti ai i hutuar, ndërsa gazetari u përpoq ta sqaronte pyetjen. Me një shikim të habitur, sikur nuk kishte dijeni fare për atë që flitej, tha: “Nuk e kam parë. Ai e bëri këtë? Mirë, ka bërë festimin e Haaland?”. Ky ishte i vetmi koment i tij, i hedhur disi në mënyrë të rastësishme, përpara se të zhytej në një heshtje të çuditshme, të pashpjegueshme. Pas këtyre pak fjalëve, Guardiola mbeti për disa sekonda duke fikusuar boshllëkun me sytë ulur, sikur po mendonte diçka me shumë rëndësi. Më pas përshëndeti të pranishmit dhe, pa thënë më asnjë fjalë, u largua mes disa të qeshurave të sikletshme. Një reagim që askush nuk e priste të shihte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI