Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Hysaj rifiton vendin, titullar e asist, pastaj dëmtim: Lazio thyen Cagliarin

Lapsi.al 3 February 2025
Hysaj rifiton vendin, titullar e asist, pastaj dëmtim: Lazio thyen

Lazio rikthehet te fitorja në Serie A duke mposhtur 2-1 Cagliarin në transfertë, në ndeshjen e fundit të javës së 23-të. Goli i Zaccagni (41’) me asist të Elseid Hysaj dhe ai i Castellanos (64’) i dhanë tri pikë të rëndësishme bardhekaltërve, të cilët u trembën përkohësisht nga barazimi i Piccoli (56’). Me këtë fitore, skuadra e Baronit ngjitet sërish në vendin e katërt, duke kaluar Juventus dhe Fiorentina në renditje, ndërsa diferenca me Atalantën mbetet pesë pikë.

Hysaj, mbrojtësi i kombëtares, duket se ka rifituar vendin e tij në hierarkitë e bardhekaltërve. Tekniku Baroni po vazhdon t'i besojë e shkodrani luajti titullar dhe dhuroi asist për golin e parë të Zaccagni. Pasi përfundoi të stërvitej i vecuar e krejtësisht jashtë projektit, Hysaj tani është kthyer të jetë një alternativë e mirë për krahun e djathtë. Problemi është dëmtimi i pësuar nga anësori kuqezi, që duhet të ketë shqetësuar jo vetëm lacialët, por edhe teknikun e kombëtares Sylvinho, kur u zëvendësua në minutën e 62' nga Gigot. Në pankinën sarde, ndërkohë, Sherri ka parë sërisht ndeshjen nga pankina, me Caprile të preferuar titullar nga Nicola.

Lexo më tej: Bernabè kërkon ndjesë, Lotito nuk zbutet: “Kjo është Lazio, jo Cicciolina”

Lazio konfirmon formën e mirë jashtë fushe, duke marrë fitoren e katërt në pesë transfertat e fundit, ndërsa Cagliari mbetet në situatë delikate, vetëm një pikë mbi Parmën, që mban vendin e 18-të. Në javën e ardhshme, skuadra e Ranierit do të ketë një përballje direkte për mbijetesë. Lajm shqetësues për Lazion është dëmtimi i Hysaj, i cili u detyrua të braktisë fushën për shkak të një problemi muskulor.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI