Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Mbytja e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, 6 vite burg për Erdgys Arrazi

Lapsi.al 3 February 2025
Mbytja e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve në lumin Buna, 6 vite burg

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkëshorti i Alma Arrazit e cila u mbyt duke u hedhur në ujërat e lumit Buna, bashkë më 3 fëmijët e saj të mitur. Sipas prokurorisë, Alma Arrazi ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë. Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret ë vegjlit e saj. Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës. Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 prill të vitit të kaluar ku 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj, të moshave 9, 8 dhe 3-vjeç gjetën vdekjen në ujërat e lumit Buna. Dyshohet se akti u ndërmor nga Alma Arrazi, nëna, pasi jeta e saj në çift dhe familje po haste vështirësi, me bashkëshortin i cili kishte krijuar një lidhje jashtë martesore. Për gjetjen e trupave atë kohë u deshën disa ditë dhe punë intensive kërkimore nga ana e autoriteteve shqiptare.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të duk...

07:55

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohet për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku n...

07:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI