Flash

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën për njeriun që porositi krimin

Lapsi.al 3 February 2025
Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën për njeriun që

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për Jemin Sherën, i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

Ky i fundit është në mungesë, pasi nuk është bërë arrestimi i tij.

SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të piramidës në Tiranë.

Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66 vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit (2021) afër Piramidës në kryeqytet.

I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID pasi ka bërë atentatin autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi ndërsa në dëshminë e dhënë në Gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI