Flash

E vërteta/ WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse tjetri i bën "screenshot" mesazhit tuaj

Lapsi.al 4 February 2025
E vërteta/ WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse tjetri i bën

“WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky është lajmi që po përhapet në internet se ky do të jetë funksioni i ri që kompania “Meta” do të bëjë me përditësimin e ri të aplikacionit të mesazheve.

Lajmi është përhapur orët e fundit në rrjetet sociale dhe është konfirmuar edhe nga disa faqe të specializuara. Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe. Ky është thjesht një mashtrim që qarkullon prej vitesh dhe që periodikisht bëhet sërish viral.

LEXO EDHE: Policia vë alarmin: Kujdes nëse ju vjen ky SMS në WhatsApp!

Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021 kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të "fiksojnë ekranin" pa dijeninë e bashkëbiseduesit. 

LEXO EDHE: “Të dërgova gabimisht një kod”/ Kujdes nga SMS që mund t’ju vjedhë WhatsApp 

Megjithatë, nuk ka asgjë zyrtare. Edhe informacioni që flet për një test të mundshëm në një version beta, të lëshuar vetëm për disa përdorues për të verifikuar veçoritë e reja të aplikacionit, nuk është konfirmuar. Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, me të njëjtën ngjyrë është kur mesazhi i dërgohet marrësit dhe vetëm kur ai e sheh mesazhin të dyja bëhen blu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik k...

19:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI