Flash

Kryepolici mburret: Asnjë vrasje në Elbasan në 2024

Lapsi.al 4 February 2025
Kryepolici mburret: Asnjë vrasje në Elbasan në 2024

Në Elbasan nuk ka ndodhur asnjë vrasje përgjatë vitit 2024. Kjo u bë e ditur nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili mori pjesë në analizën vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Sipas tij, ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989.

"Gjatë analizave, drejtori përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989", thuhet në njoftimin e Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm është ndalur edhe në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

“Punonjësit e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe detyrimet që burojnë prej tij, duke garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale, për sa i përket punës së Policisë së Shtetit, e cila ka vetëm një detyrë, të garantojë rendin dhe sigurinë dhe të zbatojë ligjin.

Cilido punonjës policie që do të konstatohet se nuk do të zbatojë këto detyrime që rrjedhin nga ligji për Policinë e Shtetit, do të largohet pa asnjë hezitim nga radhët e Policisë së Shtetit”, ka thënë Proda.

Të këshilluara

ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik k...

19:03

Tërmet në Shqipëri (Detaje)

Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite. Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Pukës. Nuk raportohet ...

16:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI