Flash

Haradinaj: Nëse fiton Albin Kurti, SHBA na heq mbrojtjen

Lapsi.al 5 February 2025
Haradinaj: Nëse fiton Albin Kurti, SHBA na heq mbrojtjen

Kosova rrezikon të mbetet pa mbopjtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rast se Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet. Kështu ka thënë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për mediat në Kosovë.

Haradinaj tha se nëse Albin Kurti është kryeministër edhe pas 9 shkurtit, SHBA do e largojë mbrojtjen që ka për Kosovën.

“Ekziston rreziku real i heqjes së çdo lloj mburoje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Këtë po e them se jo që kam qejf, dhe jo se kam ardhë në atë pikë që me këtë të fitojë vota. Por është rrezik real të na hiqet çdo mburojë nga Amerika nëse ky njeri zgjidhet”.

Deklaratat e Richard Grenelll, i dërguari i posaçëm i Donald Trump, për qrverinë e Kosovës, Haradinaj i cilësoi si tepër serioze. Ai tha se Grenell tregon me saktësi gjendjen e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kjo që tha Z. Grenell prapë është një gjuhë e butë, gjendja është edhe më keq, situata dhe marrëdhëniet e tona me Amerikën janë në fazë më të rrezikshme se sa e thotë ky qëndrim. Edhe pse ky është i prerë dhe po e sqaron në saktësi gjendjen, prapë besoni se ai nuk ka kërcënuar se çfarë i ndodh Kosovës nëse e mbështetni këtë, por ka thënë mos u mashtroni, mos i besoni sepse i ka sjellë marrëdhëniet në një fazë të keqe.”

Kosova mban zgjedhjet parlamentare të dielën e 9 shkurtit, teksa marrëdhëniet me SHBA, aleatin më të ngushtë të Prishtinës ndër vite, janë në pikën më të ulët.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI