Flash

Kremlini: Raportet Rusi-SHBA kanë filluar të intensifikohen

Lapsi.al 5 February 2025
Kremlini: Raportet Rusi-SHBA kanë filluar të intensifikohen

Dmitry Peskov, zëdhënësi i liderit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se diskutimet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në vazhdim dhe se marrëdhëniet mes tye kanë filluar të intensifikohen.

"Ka vërtet kontakte midis departamenteve individuale dhe ato janë intensifikuar kohët e fundit. Por nuk mund t'ju them asnjë detaj tjetër, nuk kam asgjë tjetër për të thënë," u tha Peskov gazetarëve, sipas mediave të huaja.

Peskov gjithashtu hodhi poshtë gatishmërinë e shprehur së fundmi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të negociuar paqen drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin.

“Gatishmëria duhet të bazohet në diçka.” “Nuk mund të bazohet në një ndalim ligjor që e pengon Zelenskyn të zhvillojë bisedime të tilla”, tha Peskov.

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia ka nisur që nga shkurti i vitit 2022 dhe Trump, i cili u kthye në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, është zotuar se do t'i japë një fund të shpejtë armiqësive.

"Ne jemi duke diskutuar ... tashmë po flasim, po," u tha Trump gazetarëve të dielën, pa dhënë detaje të mëtejshme se kush nga administrata e tij ka qenë në kontakt me Moskën.

Kur u pyet nëse ai kishte folur personalisht me Putinin, Trump tha: “Nuk dua ta them këtë”.

“Ne po diskutojmë shumë seriozisht për atë luftë. Ne po përpiqemi t'i japim fund”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI